Flash News

KRYESORE

Përplasen dy makina tek mbikalimi i Kamzës, përfundojnë në spital 2 vajza

Përplasen dy makina tek mbikalimi i Kamzës, përfundojnë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një automjet është kthyer përmbys pas përplasjes me një tjetër makinë dhe për pasojë kanë përfunduar në spital dy vajza.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Kamzës ku janë përplasur automjeti tip ‘Ford’, me drejtuese B.Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip ‘Seat’, me drejtues I.Z., 25 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë e përplasjes, automjeti tip ‘Ford ‘është përmbysur”­ njofton policia. Sipas saj, drejtuesja e automjetit tip ‘Ford’ dhe pasagjerja: Z.S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U. për kontroll mjekësor.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 17.06.2017, rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, tek mbikalimi i “Kamzës”, janë përplasur automjeti tip Ford, me drejtuese shtetsen B. Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetitn tip Seat, me drejtues shtetasin I. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë e përplasjes automjeti tip Ford është përmbysur. Drejtuesja e automjetit tip Ford dhe pasagjerja shtetasja Z. S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën për kontroll mjeksor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj përplasje.

Të fundit