Flash News

KRYESORE

Përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orë 15:00 në fshatin Kutall, në rrugën Ura Vajgurore- Fier.

Mësohet se dy automjete, një tip  “Benz” dhe një "Citroen", janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte me një prej makinave të përfshira në aksident.

Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Beratit ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

 

 

Të fundit