Flash News

KRYESORE

Përplasen dy mjete në aksin Elbasan- Peqin, humb jetën i mituri

Përplasen dy mjete në aksin Elbasan- Peqin, humb jetën i mituri

Një i mitur ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin/

Sipas të dhënave paraprake nga policia,  mjeti tip “Fiat” me drejtuese K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, i mituri L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit