Flash News

KRYESORE

Përplasen tre makina në Përrenjas, pesë persona të plagosur

Përplasen tre makina në Përrenjas, pesë persona të

Një aksident në të cilën janë përfshirë tre makina ka ndodhur mesditën e sotme në Përrenjas.

Raportohet se pesë persona kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit ishin pasagjerë tek makinat që u përplasën dhe ata u dërguan menjëherë në spitalin e Përrenjasit ku dhe morën ndihmën e parë.

Dy prej të plagosurve, të cilët kanë edhe dëmtimet më të rënda janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

 

 

 

Të fundit