Flash News

KRYESORE

Përplaset anija e peshkimit, humbin jetën 13 persona

Përplaset anija e peshkimit, humbin jetën 13 persona

13 njerëz kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë 336 tonësh pranë bregut të Koresë së Jugut.

Varka e peshkimit, mbante 20 pasagjerë dhe dy ekuipazhe, gjatë kohës së rrëzimit. Helikopterë të marinës dhe dhjetëra anije, morën pjesë në operacionin e kërkimit.  

Shtatë persona u dërguan në spital për t’u trajtuar. Kapiteni i anijes së peshkimit ishte midis të zhdukurve, ndërsa nuk ka pasur lëndime të raportuara në bordin e cisternës së karburantit prej 336 ton.

Të fundit