Flash News

KRYESORE

Përplaset furgoni i OSSHE-së, disa pasagjerë të lënduar

Një furgon i OSSHE-së mësohet se është përplasur pak minuta më parë pranë Krujës bashkë me një automjet tjetër.

Si pasojë e kësaj përplasje, dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërkohë që një nga të plagosurit është shoqëruar në Tiranë për mjekim. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë Thumanës.

Të fundit