Flash News

KRYESORE

Përplaset makina e policisë në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, plagoset pasagjerja

Përplaset makina e policisë në kryqëzimin e “21

Një automjet policie është përplasur nga një makinë tjetër. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë mbrëmë rreth orës 23:00.

Për pasojë, është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjetin e policisë, e cila më pas u dërgua në spital.

“Rreth orës 23:00 në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” është përfshirë në aksident mjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me mjetin me drejtues shtetasin I.B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit