Flash News

KRYESORE

Përplaset me “Range Rover”, aksidentohet në ish-Bllok Kejvina Kthjella  

Aksidentohet me makinë velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthjella.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.

Sipas të dhënave të para, Kejvina po udhëtonte me një makinë luksoze e tipit “Range Rover” kur ka pësuar aksident. Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga syri.net makina e saj ngjyrë e kuqe është përplasur me një tjetër, por fatmirësisht dëme janë shkaktuar vetëm në automjete.

E kontaktuar nga “Revistawho.com”, Kejvina është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

“Makina është ajo që është dëmtuar më shumë, unë jam mirë falë Zotit. Faleminderit për interesimin”, është shprehur velina e njohur e tv Klan.

Po ashtu, në media është përfolur se një tjetër figurë e njohur e tv Klan ka pësuar aksident. Bëhet fjalë për regjisoren Vera Grabocka, e cila ka pësuar thyerje të këmbës.

 

 

Të fundit