Flash News

KRYESORE

Përplaset nga mjeti me targa italiane, humb jetën 40-vjeçari

Përplaset nga mjeti me targa italiane, humb jetën 40-vjeçari

Mbrëmjen e sotme, një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen në Fushë-Bulqizë, pasi u përplas nga një automjet. Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar me inicialet K.K.

Automjeti që e përplasi ishte me targa italiane dhe pas aksidentit u largua nga vendngjarja. Drejtuesi i saj me iniciale T.S. u ndalua pak kohë më vonë nga forcat policore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit