Flash News

KRYESORE

Përplaset nga një makinë, humb jetën shqiptari në Greqi

Përplaset nga një makinë, humb jetën shqiptari në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari rreth 48 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet, ndërsa viktima po drejtonte një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Akrotiri” në Chania të Kretës, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit që humbi jetën.

Ndonëse u transportua me urgjencë drejt spitalit të Chania, shqiptari humbi jetën gjatë rrugës.

Të fundit