Flash News

KRYESORE

Përplaset për vdekje nga makina 65 vjeçari në Elbasan, arrestohet autori

Përplaset për vdekje nga makina 65 vjeçari në Elbasan,

Makina ka përplasur për vdekje një 65 vjeçar me iniciale Z.N.,në Elbasan teksa ky i fundit tërhiqte një kafshë pune.

Drejtuesi i mjetit është 54 vjeçari Shefqet Rama banues në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, autori drejtonte mjetin tip "Kamionçinë".

65 vjeçari i aksidentuar u dërgua menjëherë në spital por ka qenë e pamundur të shpëtohej për shkak të plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë

arrestimin në flagrancë:Shefqet Rama, 54 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, duke drejtuar mjetin tip benz kamioçinë ATP, me targa EL 8223B , është përplasur me një kafshë pune, të cilën e tërhiqte Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan.

Z.N., është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Të fundit