Flash News

KRYESORE

Përplaset treni në Marok, disa të vdekur e dhjetra të plagosur

Deri më tani, të paktën katër persona raportohen të vdekur e 90 të tjerë të plagosur pasi një tren u përplas pranë kryeqytetit të Marokut, Rabat. Incidenti ndodhi në Bouknadel, midis kryeqytetit dhe qytetit të Kenitrës.  Sipas vlerësimve të para numri i të plagosurve është rreth 90.

Dëshmitarët raportojën se drejtuesi i trenit është lënduar rëndë ndërsa disa nga pasagjerët kanë humbur gjymtyrët. Ambulancat po transportojnë të plagosurit në spitalet lokale, ndërsa pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Fillimisht u raportua se janë përplasur dy trena, por zyrtarë nga Maroku konfirmuan se ishte vetëm një tren që ka dalë nga shinat.

Të fundit