Flash News

KRYESORE

Përplasi këmbësorin dhe iku më vrap, policia i nxjerr emrin shoferit 20-vjeçar

Përplasi këmbësorin dhe iku më vrap, policia i nxjerr emrin

Natën e mbrëmshme, një person humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një automjet në fshatin Portëz në Fier.

Shoferi nuk e ndihmoi, por braktisi automjetin tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç dhe u largua me vrap.

Pak orë pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë shoferin Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos, pasi është vetëdorëzuar në komisariat.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit