Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Përplasi për vdekje dy kushërinjtë në Fier, shoferi 21-vjeçar s'është i panjohur për policinë: Mori 10 gjoba në dy vitet e fundit
Shoferi 21-vjeçar, Amarildo Çalamani, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen” aksidentoi kushërinjtë Amarildo dhe Festim Doganin, nuk është një emër i panjohur për policinë e Fierit.
Mësohet se vetëm në dy vitet e fundit, ai është ndëshkuar me 10 gjoba, kryesisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Konkretisht, ai ka marrë 3 masa për parakalime te gabuara gjatë vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit në 2017 dhe një masë për mungese kontrolli teknik.
I riu u arrestua menjëherë nga policia, edhe pse tentoi të largohej pas aksidentit në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga aksidenti, mbeti i plagosur edhe një tjetër këmbësor, i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte qarkullimi me shpejtësi i mjetit të drejtuar Amarildo Çalamani, i cili më pas përfundoi mbi trotuar.