Flash News

KRYESORE

Përplasja Braçe-Duka, deputeti i PS paditet në gjykatë

Përplasja Braçe-Duka, deputeti i PS paditet në gjykatë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të padisë në gjykatë Erjon Braçen, deputet i Partisë Socialiste. Faqja e emisionit ‘Procesi Sportiv’ raporton se FSHF e ka paditur Braçen për akuzën e shpifjes dhe dëmtimit të imazhit.

Deputeti Braçe është tifoz i klubit të Partizanit dhe shpesh herë përfshihet në debatet sportive. Ai ka akuzuar gjithnjë kreun e FSHF-së, Armand Duka, për manipulim të kampionatit në dëm të ekipit të kuq dhe për favorizim të ekipeve kundërshtare.

Të fundit