Flash News

KRYESORE

Përplasja e bandave dhe ndikimi i pushtetit në krim, shfaqet premiera e "Balkan Blood"

Është shfaqur në kinema premiera e filmit aksion "Balkan Blood", e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Ky film është një produksion shqiptaro kinez dhe flet për përplasjen e bandave me banorët e zakonshëm, e po ashtu për përfshirjen e pushtetit me krimin.

Filmi me regji nga Shou Hao është xhiruar në Shqipëri dhe sjell në role aktorë shqiptarë dhe kinez, ndërsa xhirimet janë zhvilluar në Durrës te Vila e Zogut, si dhe në Petrelë të Tiranës.

Në film, ngjarjet zhvillohen diku në Europë, në një periferi të papërcaktuar saktësisht. Në këtë film do të shohim përplasjen e bandave me banorët e zakonshëm, gjobëvëniet që ndodhin tek bizneset nga bandat si dhe përfshirjen e pushtetit me krimin. Subjekti i këtij filmi i përgjigjet shumë mirë dhe aktualitet të sotëm, jo vetëm atij shqiptar, por kudo në botë, ku pushteti favorizon kriminelët, i varfri dhe bizneset shtypen dhe shfrytëzohen deri në kërcënime dhe pengmarrje për të detyruar ata që të paguajnë gjobëvëniet ndaj bandave.”

Filmi me regji nga Shou Hao dhe skenar Ou Yuang sjell në role aktorët Yu Chong, Klodian Hoxha, Emi Canaj, Arentina Shakulli, Alvaro Shehaj, Nedi Malsija, Kamber Mici etj, shkruan Albanian Free Press.

Producent shqiptar i filmit është Blemir Dervishaj kurse  producenti kinez është Cui Ëenchao.

Eksperti Kinez i Arteve Luftarake Qiao Lin përballet me bandën e gangsterëve Ballkanas që kanë mbërthyer me mizorinë e tyre një qytet të tërë. Fati i banorëve është në duart e tij.

Titulli origjinal: Balkan Blood

Filmi fillon:          20.06.2019

Zgjatja e filmit:  68 Minuta

Shteti/Viti:          ALB/2019

Lloji:       Aksion

Aktorë: Xu Chong, Ëang Zhichen, Li Xin Zhe, Klod Hoxha, Emi Canaj, Kamber Mici, Margent Caushi

Regjisori: Chen Shu Hao

Të fundit