Flash News

KRYESORE

Përplasja e Ramës me qytetarin në Lezhë, ironizon Berisha: E shpartalloi piktorin dështak

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë, ku ka vijuar turin e llogaridhënies para qytetarëve.

Një prej të pranishmëve ka patur guximin t'i shprehë pakënaqësitë nga kjo qeverisje në sy të kryeministrit të cilit i thotë se shëndetësi falas nuk ka për qytetarët, madje nuk flitet as për bujqësinë e problemet e tyre.

Ky fakt është shfrytëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka ironizuar këtë moment, duke thënë se “qytetari e shpartalloi piktorin dështak dhe rrenc”.

“Në Lezhë qytetari shpartallon piktorin dështak dhe rrenc!

Ai ia përplas Ramës në fytyrë:" shëndetësia është falas vetëm për ty" dhe "për ty fshati nuk ekziston". Përshëndetje të përzemërta lezhianëve të guximshëm!”, shkruan Berisha në facebook.

 

Të fundit