Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përplasja e Trump me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kush ka të drejtë?
nga Spencer Bokat-Lindell
Të marten e shkuar, Presidenti Trump filloi zyrtarisht procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi akuzoi organizatën se nuk e bën përgjegjëse qeverinë kineze për reagimin ndaj koronavirusit.
Tërheqja nuk do të hyjë në fuqi deri korrikun e ardhshëm. Por perspektiva e humbjes së Shteteve të Bashkuara si anëtar, me distancë donatori më i madh i OBSH-së, është një goditje e madhe për organizatën, dhe vjen vetëm një ditë pasi 239 shkencëtarë në 39 vende shkruan një letër të hapur me pretendimin se manuali i saj për transmetimin nga ajri të virusit ishte i vjetëruar.
Kritikat e Trump-it ndaj OBSH mund të jetë hipokrite, por shumë ekspertë të shëndetit publik dhe gazetarë thonë se ato nuk janë plotësisht të pabazuara. Çfarë ka zbuluar pandemia në lidhje me mangësitë e organizatës dhe si mund të korrigjohen?
Çfarë është saktësisht OBSH?
Organizata Botërore e Shëndetësisë u themelua si pjesë e Kombeve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, në agimin e asaj që disa e quajnë Pax Americana, ose shekulli amerikan. Një produkt i besimit të fortë të asaj epoke në bashkëpunimin ndërkombëtar, OBSH deklaroi si objektiv themelues "arritjen nga të gjithë popujt e nivelit më të lartë të mundshëm të shëndetit". Në praktikë, ky manifest i gjerë është përkthyer në paralajmërime të kërcënimeve të mundshme ndaj shëndetit publik, parandalimin e përhapjes së sëmundjeve dhe politikën e kujdesit shëndetësor universal.
Gjatë emergjencave si koronavirusi, OBSH ka për qëllim të veprojë si organ koordinues, duke punësuar 7.000 punëtorë dhe shpërndarë në 150 zyra në të gjithë botën për të organizuar një përgjigje globale, të udhëheqë kontrollin, të deklarojë emergjencat dhe të bëjë rekomandime në bashkëpunim me vendet anëtare. Nëse ndonjëherë zbulohet një vaksinë për koronavirusin, OBSH do të luajë një rol të rëndësishëm në koordinimin e shpërndarjes dhe ndikimin e çmimeve të saj.
Por OBSH-së asnjëherë nuk iu dha ndonjë autoritet i drejtpërdrejtë mbi anëtarët, kështuqë misioni shpesh i tejkalon aftësitë e saj. Dhe si çdo organ drejtues, organizata i nënshtrohet presioneve buxhetore dhe politike, veçanërisht nga kombe të fuqishme si Shtetet e Bashkuara dhe Kina, si dhe nga financues privatë si Fondacioni Gates.
Arkiva e OBSH sa i takon reagimit ndaj emergjencave është e pabarabartë. Ndërsa krenohet me shumë arritje të rëndësishme - duke përfshirë zhdukjen e lisë, pothuajse zhdukjen e poliomielitit, zhvillimin e një vaksine Ebola dhe një zgjerim të madh të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në vendet me të ardhura të ulëta - gjithashtu vuan nga skleroza institucionale. Përgjigja e ngadaltë e OBSH ndaj shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore në 2014 ishte kryesisht përgjegjëse për ashpërsinë e asaj epidemie, e cila vrau 11,000 njerëz në dy vjet. Sipas ProPublica, administrata e Obamës ishte aq e pakënaqur me OBSH sa në masën më të madhe e anashkaloi agjencinë për të koordinuar reagimin kundër Ebolas me vendet e tjera.
█Që nga fillimi, organizata ishte ngurruese për të pranuar provat se transmetimi pa simptoma po luante një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit. Në vend të këaj shkruante Amy Davidson Sorkin për The New Yorker, organizata ngulte këmbë në dallime semantike që ishin "jashtëzakonisht mashtruese".
█OBSH-ja fillimisht gjithashtu refuzoi të miratojë maska për publikun, pavarësisht një morie dëshmish në rritje për efektivitetin e tyre të mundshëm. OBSH-ja e bëri rekomandimin vetëm në qershor, kohë kur praktikisht të gjithë shkencëtarët dhe qeveritë kishin rekomanduar maskat prej muajsh.
OBSH-ja ka qenë e përzier edhe në polemikat politike, në një pjesë të madhe për shkak të konsideratës së perceptuar ndaj qeverisë kineze.
█Mjekët në Kinë po ngrinin alarmin se koronavirusi po përhapej potencialisht nga njeriu te njeriu qysh në fund të dhjetorit. Në mesin e janarit, megjithatë, OBSH vazhdonte të konfirmonte pretendimet e zyrtarëve kinezë për të kundërtën.
█Në kohën kur një zyrtar kinez pranonte publikisht rrezikun e transmetimit nga njeriu në njeri më 20 janar, virusi tashmë po mbillte farën në qytetet e mëdha kineze dhe kishte arritur në shtetin e Uashingtonit. OBSH-ja nuk e shpalli urgjencën globale shëndetësore për 10 ditë të tjera, kohë gjatë së cilës virusi mund të ishte përhapur në Shtetet e Bashkuara.
█Përjashtimi nga OBSH i Tajvanit, të cilin Kina nuk pranon ta njohë si shtet sovran, gjithashtu mund të ketë penguar reagimin global ndaj pandemisë. Zyrtarët tajvanezë të shëndetësisë thonë se e paralajmëruan Pekinin dhe OBSH më 31 dhjetor në lidhje me "rastet e pneumonisë atipike" në Wuhan, por nuk morën një përgjigje të kënaqshme. Në të njëjtën ditë, Tajvani filloi të marrë masa paraprake shëndetësore, të cilat epidemiologët i kanë përshkruar si ndër më efektivët në botë: Ishulli ka pasur më pak se 500 raste.
Koha e reagimit të OBSH ka rëndësi për shkak të natyrës eksponenciale të përhapjes së koronavirusit. Për shembull, në New York City, studiuesit kanë vlerësuar se veprimi, një javë ose dy më herët mund të ketë ulur rastet me 50 përqind deri në 80 përqind. Për të parandaluar që një fatkeqësi e ngjashme të ndodhë përsëri, bordi editorial i Wall Street Journal argumenton, se OBSH ose duhet të reformohet për të fituar më shumë pavarësi nga Kina ose të shpërbëhet.
"Ende shpresa më e madhe në botë"
Megjithë të metat, OBSH është provuar si forcë kryesisht e së mirës gjatë jetës së saj 72-vjeçare, argumenton bordi editorial i New York Times. Por me një buxhet vjetor prej vetëm 4.8 miliard dollarë, organizata qartësisht nuk i ka burimet për t'i shërbyer në mënyrë të duhur misionit të saj. "Nuk është një burokraci e dështuar," i tha ProPublica William Foege, një ish drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili punoi në fushatën ndërkombëtare për të zhdukur linë. "Nëse shkoni atje dhe shihni gjithçka bëjnë çdo vit, me një buxhet për të gjithë botën që është më i vogël se shumë qendra mjekësore në këtë vend."
Përgjigja për këtë problem është dhënia e më shumë fuqive dhe fondeve, jo më pak: "Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera anëtare - si Brazili, i cili kohët e fundit gjithashtu kërcënoi të linte organizatën - duhet të përpiqen të shohin OBSH për atë që është: një pasqyrim i vendeve që e krijuan dhe që shkruan aktet nënligjore të saj. Nëse nuk u pëlqen ajo që shohin, duhet të punojnë për të përmirësuar atë reflektim."
Më shumë fonde mund të ndihmojnë gjithashtu që OBSH të bëhet më pak e varur nga Kina, shkruajnë Yu-Jie Chen dhe Jerome A. Cohen në The Japan Times. Ndikimi i Pekinit nuk është kryesisht financiar. Përkundrazi, buron nga talenti i Pekinit për ndërtimin e koalicioneve brenda organizatës, i cili i lejon asaj një ndikim të konsiderueshëm mbi vendimet e trupës, përfshirë zgjedhjen e drejtuesit. Pra, në tërheqjen e fondeve, argumentojnë ata, Shtetet e Bashkuara do të humbnin pikën kryesore të negociatës.
Ekspertët i thanë gjithashtu The New York Times se ndërsa OBSH ka bërë disa gabime gjatë pandemisë, ajo ka bërë edhe gjëra të mira duke pasur parasysh kufizimet e saj organizative. Ashish Jha, drejtori i Institutit Shëndetësor Global të Harvardit, tha se tërheqja "do të dëmtojë shëndetin publik global dhe shëndetin e popullit amerikan".
OBSH 2.0
Ndreqja e OBSH fillon me fondet, por nuk mbaron aty, shkruan Zeynep Tufekci në The Atlantic. "Ne duhet të shpëtojmë OBSH, por jo duke pretenduar në mënyrë refleksive se asgjë nuk është gabim te ajo, vetëm se Presidenti Trump i është kundërvënë", argumenton ajo. "Duhet të ristrukturohet, dhe rendi i parë i punës është të sigurohemi që udhëhiqet nga profesionistë të shëndetit, të cilëve u jepet mundësia për të qenë të pavarur dhe mjetet për t'i rezistuar ngacmimit dhe presionit, dhe të cilët demonstrojnë këllqe dhe angazhim të pakursyer për Betimin e Hipokratit kur duhet më shumë."
OBSH-ja madje mund të duhet që të transformohet në vend që të ndreqet, thotë Kelley Lee, një studiues në Universitetin Simon Fraser në British Columbia e cila botoi një libër për organizatën. Siç shpjegoi ajo në Vox, OBSH dhe Kombet e Bashkuara u krijuan gjatë një periudhe kur shtetet kombe - dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara - ishin agjentët kryesorë të fuqisë globale. Ndërsa shtetet nuk do të largohen nga skena edhe për ca kohë, rritja e internetit dhe gjigandët e teknologjisë shumëkombëshe si Facebook do të thotë se ata nuk janë më aktorët e vetëm të rëndësishëm në skenën botërore.
Si analogji, sugjeron ajo, mendoni për një kompjuter të vjetër: Mund ta përmirësoni me kalimin e viteve, por në një moment të caktuar, do të duhet të blini një të ri. Në vend që të përpiqeni ta rifitoni Macintosh II tuaj për të transmetuar Netflix, do të ishte më mirë po të merrnit një iPad.
Por si do të dukej "ky version i ri, iPad i OBSH"? Lee mendon se ndoshta duhet të marrë formën e një autoriteti mbikombëtar, i cili kërkon që vendet të heqin dorë nga pushteti në nivelin e shtetit, në këmbim të sigurisë globale. Një shembull i një institucioni të tillë është Organizata Botërore e Tregtisë, e cila u krijua në vitet 1990 dhe ka fuqinë të zbatojë sanksione.
Por, edhe Organizata Botërore e Tregtisë është kushtëzuar nga refuzimi i administratës Trump për të emëruar gjyqtarë, dhe tani shumë vende po kërkojnë të marrin pushtet nga institucionet ndërkombëtare, jo të lëshojnë. "Disa vende mund të vendosin që, jo, ne do të tërhiqemi në kështjellat tona," tha Lee. "Dhe padyshim që kjo nuk funksionoi kur Murtaja e Zezë u shfaq."
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38