Flash News

KRYESORE

Përplasja me Greqinë, Zaev: I gatshëm të tërhiqem nga pretendimet për Aleksandrin e Madh

Përplasja me Greqinë, Zaev: I gatshëm të tërhiqem nga

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e lë të hapur mundësinë që të tërhiqet nga pretendimi maqedonas për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh.

“Tërhiqem nga pretendimi që Maqedonia është trashëguese e vetme e Aleksandrit. Historia nuk na takon vetëm neve, por po ashtu, edhe Greqisë dhe shumë vendeve të tjera”, tha Zoran Zaev, gjatë një interviste televizive mbrëmë vonë, raporton rel.

Kjo lëvizje bëhet për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të gjatë 26-vjeçar me Greqinë fqinje për emrin e Maqedonisë.

Maqedonia ka pretenduar së paku një pjesë të trashëgimisë ndaj sunduesit më të njohur të Mbretërisë së Maqedonisë së lashtë, duke i zemëruar grekët, të cilët emrin “Maqedonia” e shohin si pretendim të fshehtë territorial kundër rajonit grek me të njejtin emër, raporton agjencia AP nga Shkupi. Rrjedhimisht, Greqia i ka paraqitur veto anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Të fundit