Flash News

KRYESORE

Përplasja me Macron, jep dorëheqjen kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Franceze

Përplasja me Macron, jep dorëheqjen kreu i Shtabit të

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë franceze, Pierre de Villiers në mosmarrëveshje me presidentin Emmanuel Macron për çështjen e buxhetit të Mbrojtjes dha sot dorëheqjen një javë pas kritikave të ashpra nga kreu i Shtetit.

“Në rrethanat aktuale, kam bindjen se nuk jam në gjendje për të siguruar qëndrueshmërinë e modelit të ushtrisë ku unë besoj, dhe për të garantuar mbrojtjen e Francës dhe të francezëve, sot dhe nesër, si dhe për të mbështetur aspiratat e vendit tonë. Për rrjedhojë, marr përgjegjësitë e mia duke i paraqitur sot aktin e dorëheqjes presidentit të Republikës, i cili e pranoi atë”, shkruan gjenerali de Villiers në një komunikatë.

Qëndrimi apo jo në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka trazuar prej disa ditësh rrethin ushtarak, ndërsa Emmanuel Macron kishte rritur ndjeshëm paralajmërimet me tone kritike kundrejt tij. Kreu i Shtetit i kishte adresuar kritika në lidhje me shkurtimet e shpallura në buxhetin e mbrojtjes.

Të fundit