Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në Lezhë; Në konflikt të përfshira dy grupe, zbulohet identiteti i autorit

Përplasja me armë në Lezhë; Në konflikt të

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e pasdites së sotme në autostradën Lezhë-Shkodër. Mësohet se, në përplasjen e sotme kanë qenë të përfshira janë dy grupe, të cilat janë banorë të fshatit Gjadër.

Sipas të dhënave, Odise Simoni kishte ndaluar tek një bar në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa një automjet i është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Autori që ka qëlluar drejt Odise Simonit është Daniel Rama.

Kujtojmë se, nga të shtënat me armë Simoni mbeti i plagosur në dorë. 29-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit