Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në qendër të Korçës, arrestohen dy persona

Përplasja me armë në qendër të Korçës,

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar dy persona pas përplasjes me armë të ndodhur ditën e djeshme në qendër të qytetit ku mbeti i plagosur një person.

Në pranga të policisë kanë përfunduar shtetasit Daniel Morava 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në qytetin e Korçës, të cilët akuzohen se plagosën shtetasin Erion H., 37 vjeç.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa shtetasit Daniel Morava iu gjet edhe arma e përdorur, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë policia ka vënë nën arrest edhe shtetasin e plagosur, i cili momentalisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, pasi ky i fundit ka fshehur krimin.

Të fundit