Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në Tiranë të Re, tentuan të vrisnin pronarin e lokalit

Përplasja me armë në Tiranë të Re, tentuan të

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme te stacioni i fundit i Tiranës së Re në kryeqytet. Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur dy të plagosur. 

Sherri ka ndodhur në lokal. Mësohet se shenjestra ka qenë pronari i lokalit  me iniciale A.M. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja. Policia ka rrethuar të gjithë zonën si dhe  ka sekuestruar kamerat e sigurisë. I plagosur në këmbë ka mbetur Gjon Pelivani.

Po ashtu mësohet se një i plagosur është marrë nga të rinjtë në makinë, të cilët janë larguar nga vendngjarja. Akoma nuk janë bërë të ditur identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje. (vijon)

 

Të fundit