Flash News

KRYESORE

Përplasja me policinë, PD reagon për protestën e naftëtarëve: Ngrini zërin para Bashkisë e Kryeministrisë

Përplasja me policinë, PD reagon për protestën e

Ish-deputeti i PD, Luan Baci, ka reaguar lidhur me tensionet në protestën e naftëtarëve të Ballshit, teksa këta të fundit patën përplasje me policinë duke tentuar të hynin në uzinë, pasi qeveria nuk u ishte përgjigjur për rrogat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Baçi e ka cilësuar diçka të tillë si të papranueshme, duke shtuar se rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të kryeministrit.

Më tej ai ka bërë thirrje naftëtarëve që të protestojnë përpara bashkisë, prefekturës, ministrisë së Energjitikës dhe kryeministrisë.

Reagimi i plotë:

Dhuna policore ndaj naftëtarëve të mashtruar disa herë nga qeveria në ikje e Edi Ramës dhe deputetët e tij të Fierit është e papranueshme. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kerkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.

Naftëtarët janë të nëpërkëmbëur, janë të vjedhur ndër vite nga klienetët e pushtetit dhe dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale.

Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare.

I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para ministrisë së Energjitikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë.

Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme:

Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet.

https://www.facebook.com/luan.baci.79/videos/pcb.2864666927006705/2864664813673583/?type=3&theater

Të fundit