Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përplasja me policinë te Juridiku, deputeti i PD: Qeveria rreh prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm
Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas përplasjes së policisë private me studentët e Juridikut, duke e cilësuar ngjarjen e natës së mbrëmshme një përdhosje të prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve të të nesërmes.
“Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e "së drejtës" , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për "vetting" !!!!!
Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç'thotë qeveria!
TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR "PËRDITSHMËRINË" PAS PËRDHOSJES!
P. S. Ndryshe nga ç'raportojnë mediat e regjimit, studentë vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!”, shkruan Strazimiri, i cili sipas zyrës së shtypit të PD shkoi në vendin e ngjarjes bashkë me deputetë të tjerë si Albana Vokshi, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.