Flash News

KRYESORE

Përplasja me policinë te Teatri, Rama i quan protestuesit ‘minorancë’: Askush s’mund të pengojë godinën e re

Përplasja me policinë te Teatri, Rama i quan protestuesit

Pas përplasjeve së artistëve dhe qytetarëve me policinë që prej orëve të para të mëngjesit, kundër aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në twitter, Rama shprehet i vendosur për të çuar deri në fund projektin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, ndërsa i cilëson protestuesit një grup minorance.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan Rama.

Të fundit