Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Përplasja” me Ramën/ Balla e quajti televizion me të ardhura të padeklaruara , por kryeministri e pranoi me tri orë intervistë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u përplas sot në një transmetim live me gazetaren e Syri tv, i hapur së fundmi.
Ndërsa i shmangej pyetjes lidhur me pagën e luftës së mjekëve në vijën e parë të “zjarrit” në rrethe, Balla nuk hezitoi ta cilësojë ‘kazan’ dhe "medie, pronarët e të cilit kanë probleme me të ardhurat e padeklaruara".
Megjithë përplasjes me gazetaren, Balla duket se nuk e llogariti mirë faktin se vetë kryetari i tij, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm përmes një lidhje me Skype në ekranin e këtij televizioni, në moderimin e gazetarit Çim Peka vetëm pak ditë më parë.
Prania e Ramës në këtë ekran ngjalli reagime të shumta, duke e cilësuar këtë dalje si pranimin prej tij të televizionit që ndryshe është cilësuar si në pronësi të familjes Berisha, ish kryeministrit.
https://politiko.al/berisha-identifikon-tentakulat-mafioze-te-narkoshtetit-mbi-mediat-familjaret-e-4-gazetareve-te-njohur-punojne-per-shtetin/