Flash News

KRYESORE

Përplasja me Vangjelin në Opinion, Marku: Hipokrizia më nervozon

Përplasja me Vangjelin në Opinion, Marku: Hipokrizia më nervozon

Pedagogu Mark Marku, në emisionin “A Shoë”, u pyet nga gazetari Adi Krasta se pse nxehet shpesh në emisionet televizive, veçanërisht në opinion. Marku argumentoi se se kjo ndodh pasi nuk duron hipokrizinë.

“Nxehem nga hipokrizia që ndodh. Mendoj se kjo hipokrizi fyen të gjithë, fyen qytetarët, plus mënyra si janë organizuar debatet në Shqipëri është shumë problematike. Kjo sepse këtu vjen gjithmonë dikush që ty nuk të lë të flasësh. Mendoj se kjo shfrytëzohet shumë mirë, sidomos nga ata që organizojnë propagandën e instrumenteve të komunikimit.

Unë mundohem të kuptoj tjetrin, sepse edhe unë kam nevojë të shpjegohem. Unë nuk nxehem me kolegë, por me përfaqësues të qeverisë. Mendoj se në një sistem demokraktik, qytetarët kanë nevojë të nxehen, ndërsa qeveria nuk ka të drejtë të nxehet. Qytetarët mund të jenë arrogantë, në kuptimin të kërkojnë, ndërsa qeveria do të duhet të jetë e përulur. Në këtë kuptim, unë e quaj etikë reagimin tim. Do ndihesha mirë që të thosha fjalë të mira për qeverinë, edhe kur punon mirë. Në media duhet kritikë për qeverinë. Unë s’kam qenë dakord me qeverinë, edhe kur e kam votuar qeverinë”, deklaroi Marku, që pak ditë më parë pati një debat të ashpër me analiztin Lorenc Vangjeli.

Mark Marku sherr me analistin në studio: Ore ti, mos e zgjat me mua, kaq po të them

https://www.youtube.com/watch?v=5mBLOAOWiII

Të fundit