Flash News

KRYESORE

Përplasja mes bashkisë dhe studentëve në Institut/ Manja: Prishja e parkut për të ndërtuar shkollën e zbukuron vendin

Përplasja mes bashkisë dhe studentëve në Institut/ Manja:

Prishja e parkut pranë Universitetit Bujqësor në Institut për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare ngjalli reagimin e pedagogëve dhe studentëve, duke sjellë përplasjen me punonjësit e bashkisë së Tiranës.

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja nga vendi ku kanë nisur punimet është shprehur se prishja e parkut për ndërtimin e shkollës e zbukuron vendin.

“Është zhvillim. Zgjidhet problemi i fëmijëve, mësuesve dhe njerëzve që duan të punojnë këtu. Ky e zbukuron terrenin, është shkollë, nuk janë pallate dhe kioska”, shprehet Manja.

[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/manja.mp4"][/video]

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Maksim Meço qe shprehur më herët se prona ku do të kryhet ndërhyrja është private dhe në proces gjyqësor.

Meço tha se kryeministri Rama u pati premtuar se do të financojë universitetin për të blerë pronën private, por ia ka shitur bashkisë së Tiranë më 1 prill.

Ne nuk jemi informuar mbi ndërtimin që ka nisur në Fidanishten e korpusit universitar. Kjo është pronë private dhe është ende në proces gjyqësor. Por kryeministri Rama na gënjeu kur na tha se do të na jepte paratë për ta blerë pronën private, ku qeveria projektoi të ndërtojë objekte në funksion të korpusit universitar, por më 1 prill ia shiti Bashkisë së Tiranës, për interesat e tyre”, tha dekani.

Të fundit