Flash News

KRYESORE

Përplasja në Kukës, identifikohet polici i plagosur në protestë

Përplasja në Kukës, identifikohet polici i plagosur në

Ndonëse jo zyrtarisht, raportohet se janë tre persona që kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së protestuesve në Kalimash me policinë.

Gazetarët kanë arritur të identifikojnë një prej të plagosurve dhe bëhet fjalë për Adem Vishën, efektiv i policisë rrugore në Kukës. Mësohet se Visha po merr ndihmën mjekësore në spital dhe është në gjendje të stabilizuar.

Për momentin situata paraqitet e qetë në Kalimash, ndërsa po shtohen forcat e policisë. Banorët e Kukësit paralajmërojnë se do të qëndrojnë në protestë dhe nuk do të lejojnë zbatimin e taksës për ‘Rrugën e Kombit’.

Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën, nuk lejohet as kalimi i mediave për të raportuar protestën

Protesta në Kukës/ Berisha: Populli i thotë jo ‘plaçkës Rama’! Kryemadhi: Kryeministri po kënaq oligarkët 

Të fundit