Flash News

KRYESORE

Përplasja në Kuvend, Byroja mblidhet sot pasdite për të marrë vendime

Përplasja në Kuvend, Byroja mblidhet sot pasdite për të

Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të marrë masa ndaj disa deputetëve që u përfshin gjatë seancës plenare në përplasje dhe fyerje.

Kur deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit, kryetari Gramoz Ruçi vendosi të përjashtojë Flamur Nokën, Klevis Balliun dhe Ervin Salianji, por asnjë prej tyre nuk pranojë të dalë nga salla.

Ndërkohë, opozita kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për gjuhën e përdorur dy seanca më parë, si dhe të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili sot lagu me ujë deputetët e PD dhe LSI.

Një tjetër masë pritet të merret edhe ndaj deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila gjithashtu hodhi ujë mbi kryeministrin.

Të fundit