Flash News

KRYESORE

Përplasja në Kuvend, Salianji paralajmëron deputetin e PS: Mos prek me dorë demokraten se…

Përplasja në Kuvend, Salianji paralajmëron deputetin e PS: Mos

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u afrua pranë vendit nga ku po fliste deputeti i PS, Fadil Nasufi, duke kërkuar t’i ndërpresë fjalën, gjatë kohës që opozita po protestonte përpara foltores së Kuvendit.

Ky moment nervozoi socialistin, i cili e shtyu me dorë deputeten demokrate, por ky veprim solli reagimin e deputetëve të tjerë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte i pari që u afrua në anën ku qëndronin ulur deputetët socialistë, ndërsa Ervin Salianji paralajmëroi kolegun Nasufi: “Mos e prek me dorë deputeten se fluturon…”

Ky moment rreziku mund të kthehej në një përplasje fizike, por që u shmang nga deputetët e tjerë në sallë dhe garda që krijoi një kordon mes palëve. 

Të fundit