Flash News

KRYESORE

Përplasja në Vlorë, Policia e FNSH rrethojnë zonën. Autorët fshihen në Pyllin e Sodës

Përplasja në Vlorë, Policia e FNSH rrethojnë zonën.

Pas përplasjes me armë në plazhin e vjetër në Vlorë, Policia ka bërë të mundur identifikimin  e agresorëve dhe po punon intesivisht për kapjen e tyre. Paraprakisht, dyshohet se autorët fshihen në Pyllin e Sodës. Në përplasjen me armë mbetën tre persona të plagosur, mes tyre babë dhe bir.

Pronari i lokalit i identifikuar si shtetasi A.B, i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas Policisë, dy personat e dyshuar si autorë të ngjarjes janë shtetasit me iniciale E.XH e Sh.L. Policia ka nisur operacionin në terren për prangosjen e dy autorëve dhe në ndihmë të Policisë së Vlorës kanë shkuar edhe Delta Force e FNSH e Fierit. Gjithashtu policia sqaron se  ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta.

[video width="640" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/video-1564944064-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/video-1564944013.mp4"][/video]

Të fundit