Flash News

KRYESORE

Përplasja në “Zonë e Lirë”, Arlind Qori: Mendimet e zotit Çili janë mendime të zotit Rama

Përplasja në “Zonë e Lirë”, Arlind Qori:

Polemika, treg edukimi apo arsim falas ka krijuar përplasje mes analistit Henri Çili dhe aktivistit Arlind Qorri në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.

Qorri mbështet arsimin falas dhe shprehet kundër institucioneve private fitimprurëse, pasi sipas tij, arsimi nuk është mall.

“Unë jam për arsim falas, është minimumi. Unë jam për një ligj i cili do të ndalonte jo institucionet publike apo të vetë themeluara, por institucionet private fitimprurëse sepse arsimi nuk është mall, nuk shitet dhe blihet. Sot në Shqipëri kërkohen diploma dhe këtë e garantojnë “tezgat” private dhe kjo në një masë të madhe është e vërtetë. Cilësinë e arsimit e përcakton cilësia e studentëve është një nga faktorët themelor. Sepse studentët e mirë e detyrojnë një pedagog të përgatitet. Shkolla të kushtojë zero lekë dhe të hyjë më i miri, nëse vendosen kritere ekonomike ne do të përjashtojmë shumë njerëz që e meritojnë. Por problemi është se qeverisë i intereson që të paguajnë sa qimet e kokës, ne jemi për arsim publik falas”, tha Qorri.

Por sipas Çilit, e vetmja mundësi që një produkt ose një shërbim të jetë me cilësi është ofrimi i tij me pagesë dhe jo falas.

Ai tha se tregu i edukimit krijon industrinë e edukimit si një shërbim cilësor dhe sistemi i tarifave dhe bursave është sistemi më i mirë që ka çuar universitetet lart.

“E vetmja mundësi që një produkt ose shërbim të jetë me cilësi nuk është ofrimi i tij falas, por ofrimi i tij me pagesë. Kjo nuk do të thotë se ata që e meritojnë dhe që nuk munden, të kenë përjashtim. Tregu i edukimit krijon industrinë e edukimit si një shërbim cilësor. Dhe paratë publike që teprojnë përdoren për të mbështetur ata që nuk e përballojë, ata që s’munden. Sistemi i tarifave dhe bursave është sistemi më i mirë që ka çuar universitetet lart”, tha Çili.

 

Të fundit