Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Përplasja për anëtarët e Kushtetueses, Arta Vorpsi sfidon Metën dhe betohet te noteri
Ndërsa po thellohet përplasja për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese mes presidentit dhe institucioneve të shtetit, KED dhe Kuvendit, Arta Vorpsi, e cila u votua me shumicë votash në parlament seancën e fundit duket se ka sfiduar hapur kreun e shtetit.
Vorpsi sot ka kryer betimin në noteri si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, duke shmangur presidentin.
Sipas News 24, Vorpsi është betuar pranë noteres Miranda Xhemalçe dhe për këtë akt ka vënë në dijeni institucionet kushtetuese si presidentin, KED dhe Gjykatën Kushtetuese.
Kjo për faktin se presidenti ka lënë të nënkuptohet se nuk e njeh si anëtaren e re të votuar seancën e fundit në Kuvend, pasi sipas tij lista është dorëzuar në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë nuk do të bënte betimin e saj.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia so t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Vorpsi gjatë betimit.
Çfarë tha Meta për betimin e Vopsit:
“Ju duhet të dini se çfarë publikohet në Fletoren Zyrtare dhe këto janë me ligj. Çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për Presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese. Ka Kushtetutë mbi çdo gjë tjetër në Republikë në mënyrë të veçantë për presidentin që është betuar me dorë mbi kushtetutë, unë me këtë gjë nuk bëj shaka”, tha Meta.