Flash News

KRYESORE

Përplasja për mbarimin e mandatit, çfarë vendosi KLGJ për Ardian Dvoranin

Përplasja për mbarimin e mandatit, çfarë vendosi KLGJ

Ditën e sotme është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor, për të shqyrtuar çështjen e Ardian Dvoranit, të cilit i ka mbaruar mandati si kryetar i KED dhe anëtar i Gjykatës së Lartë.

Siç bëhet me dije, KLGJ ka vendosur shtyrje të shqyrtimit të kësaj çështjeje, me argumentin që Dvorani duhet të njihet me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin.

“Në vijim të mbledhjes plenare të datës 27 prill 2020, Këshilli vazhdoi shqyrtimin e shkresës së Presidentit të Republikës lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z. Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë. Pas shqyrtimit të shpjegimeve të dhëna nga z. Dvorani si dhe propozimeve të disa anëtarëve të tij, Këshilli, me shumicë votash, vendosi shtyrjen e shqyrtimit të kësaj çështjeje. Kjo shtyrje u bë me qëllim që të njohë z. Dvorani me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme, Ardian Dvorani i nisi KLGJ një letër ku renditi argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

Në letrën e tij Dvorani dha një mesazh edhe ndaj presidentit Ilir Meta , për të cilin shkroi se duhet të jetë më i përmbajtur  dhe se nuk mund të godasë institucionet e pavarura.

Përplasja, Dvorani letër KLGJ-së: Do qëndroj deri kur të vijë pasardhësi, Meta të jetë më i përmbajtur

Të fundit