Flash News

KRYESORE

Përplasja për numrin e votuesve, Meta ironizon KQZ-në: Bënë seks në kuti dhe u shumuan

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme, duke ironizuar një nga çështjet më të debatuara pas 30 qershorit, atë të mospërputhjes së pjesëmarrjes në zgjedhje.

Duke ironizuar qëndrimet e KQZ, Meta shkruan në rrjetet sociale se cili është shpjegimi shkencor për shumimin e numrit të votave në raport me zgjedhësit.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Meta.

Dje, KQZ doli në një deklaratë për mediat duke pranuar gabimin me votuesit dhe duke u justifikuar se në disa Qendra Votimi të dhënat janë marrë me telefon, për rrjedhojë në disa zona nuk ka patur mbulim me rrjet telefonie, duke shkaktuar pasaktësi.

Të fundit