Flash News

KRYESORE

Përplasja për Sandër Lleshin; Pas Ramës, Metës i shkon në zyrë edhe Gramoz Ruçi

Përplasja për Sandër Lleshin; Pas Ramës, Metës i shkon

Një ditë pas takimit 90 minutësh të një dite më parë mes kryeministrit Edi Rama  dhe Ilir Metës, sot në presidencë po zhvillohet një tjetër takim, sa i takon ngërçit të krijuar për dekretimin e Sandër Leshit në Ministrinë e Brendshme.

Me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar një takim me presidentin Ilir Meta. Ky takim vjen menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, kur Rama ka vendosur që Sandër Lleshi ditën e nesërme të zyrtarizohet si zëvendësministër i Brendshëm, por duke i dhënë atij kompetencat e ministrit.

Kjo pasi Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin si Ministrin e ri të Brendshëm, ndërsa arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë publike ende.

Të fundit