Flash News

KRYESORE

Përplasja për Teatrin, Meta: Boll me sundimin e oligakëve

Përplasja për Teatrin, Meta: Boll me sundimin e oligakëve

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një proces kriminal aktin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Deklarata e presidentit erdhi pasi depozitoi në Gjykatën Kushtetuese (aktualisht jo funksionale ) kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

"Dua të theksoj rëndësinë që ka ky akt sot, në koherencë me përpjekjet e mia të qëndrueshme në raport me Kuvendin, qeverinë, vendorët të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes në flagrante të shtetit, në dhunim të rendit kushtetues të vendit, të akteve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Ligji për shkatërrimin e teatrit është një simbol, kryevepër ku si asnjëherë tjetër më parë kryhet në harmoni një krim kushtetues, kombëtar, kulturor dhe kjo për interes të asaj që mund ta quaj me të drejtë “rule of oligarks”.

Dua të siguroj të gjithë se kam ardhur për të garantuar që Shqipëria të jetë vend për sundimin e ligjit. Boll me sundimin e oligarkëve.  Do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare ndaj rilandës lokal dhe ndërkombëtar qe e kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi rastësisht pa gjykatë, fajin nuk e ka reforma. Reforma në Drejtësi  nuk e linte Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetues, por ‘Ramaforma’. Shkatërroi KED në 2017 dhe 2018. përpiqet për të kapur këtë institucion”, tha Meta.

“Teatri i ri do bëhet”, Meta me tone të ashpra ndaj Ramës:  Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua

Të fundit