Flash News

KRYESORE

Përplasja për teatrin, Pandeli Majko: Edi Ramës i dorëzova dorëheqjen si ministër

Përplasja për teatrin, Pandeli Majko: Edi Ramës i dorëzova

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka pranuar për herë të parë se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, pas përplasjes për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në intervistën në emisionin ‘A’, në News 24, Majko tha se dorëzoi dorëheqjen si ministër, por ishin fjalët e thëna nga Edi Rama, si mik, që e bënë të qëndrojë në zyrë.

“Unë të nesërmen i dorëzova dorëheqjen. Unë nuk kisha ndërmend të mos e pranoja refuzimin e tij, por ishin disa fjalë të thëna nga Edi, që unë e kam mik...”, tha Majko.

Ministri nuk pranoi të tregonte se çfarë debatoi me Ramën brenda sallës së Kuvendit, ditën kur u votua për shembjen e teatrin, për shkak të një ‘kontrate’.

“Kam një kontratë me kryeministrin që nuk duhet të bëj më shumë interesantin se sa duhet”, u shpreh ai.

Të fundit