Flash News

KRYESORE

Përplasja për teatrin, regjisori i njohur krah Bashës: Është koha të bashkohemi me PD!

Përplasja për teatrin, regjisori i njohur krah Bashës:

Regjisori i njohur Edmond Bundina u shpreh i hapur për t’u bashkuar me PD, si përfaqësues i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Unë nuk jam anëtar i Partisë Demokratike. Kam luftuar për këtë demokraci aq sa kam pasur mundësi, qoftë nëpërmjet veprave të mia, qoftë në Lëvizjen e vitit 90. Por sot unë mbështes me të gjitha forcat Partinë Demokratike, sepse në këtë vend ku të dhunojnë, ku të tërheqin zvarrë, ku nuk pyesin për dinjitetin tënd, ku nuk kanë asnjë fije respekti për njeriun punëtor, njeriun kokulur, për njeriun e ndershëm, për njeriun që ka një lloj vlere, atëherë në këtë vend çdo gjë ka marrë fund.

Prandaj unë ju bëj thirrje të bashkohemi, të jemi të gjithë të bashkuar, për të qëndruar afër opozitës shqiptare, Partisë Demokratike,  që në këtë moment të vështirë na u gjend këtu”, u shpreh regjisori.

Më herët, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se PD-ja prej një muaji po negocion një marrëveshje me artistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Teatrin Kombëtar.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-24-at-11.57.46-3.mp4"][/video]

Të fundit