Flash News

KRYESORE

Përplasja President-Qeveri/ SHBA përshëndet ‘tërheqjen’ e palëve: Dëgjoni ‘Venecian’

Përplasja President-Qeveri/ SHBA përshëndet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë shkak nga dalja në disa mediat e disa pjesëve të draftit të opinionit të Komisionit të Venecias në lidhje me procesin e zgjedhjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka bërë një deklaratë të posaçme.

Ambasada e SHBA shkruan se palët duhet të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshirë këtu dhe kërkesën për të ruajtur konfidencialitetin.

Në deklaratën e ambasadës përshëndetet vendimi i qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet si dhe deklarata e bërë nga Presidenti Meta, i cili afirmoi rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, shkruhet në reagim.

Të fundit