Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Përplasja Rama-Haradinaj, Majko batuta në Prishtinë: A të mërzit ndonjëherë vllau? Kur ta sjell shpirtin në majë të hundës...
Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka komentuar pa përmendur emra dhe debatin konret përplasjen Rama –Haradinaj, pasi kryeministri shqiptar paditi atë të Kosovës në largim për shpifje pak ditë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Gjatë fjalës së tij në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë, ku i pranishëm ishte presidenti Ilir Meta dhe përfaqësues të lartë të Kosovës, Majko foli për bashkimin e shqiptarëve në luftën e Kosovës, ku në vitin 1999 ai ishte kryeministër i Shqipërisë.
Ndërsa fjalimi i ministrit u duartrokit disa herë, Majko nuk la pa cekur edhe përplasjen Rama-Haradinaj, duke thënë se mbi të gjitha jemi vëllezër dhe mes vëllezërve edhe falet.
“Ne jemi vllau. Dhe vllau edhe falënderohet, edhe nuk falënderohet. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau? Po edhe të mërzit, prandaj është vëlla. Si thoni ju në Kosovë, kur vëllai ta sjell shpirtin në majë të hundës: Vllau si shkau.
Por, ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri tjetrin dhe të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përcaktuam se kush jemi dhe mbi të gjitha ku do të shkojmë.
Së bashku me Ilirin dhe shumë kolegë të tjerë, mes të cilëve edhe Rama mblidheshim, por a ishim kaq të bindur dhe të fortë? Ju siguroj që ishim edhe të frikësuar dhe të shqetësuar, ju siguroj se na shkonte mendja se do ta na kujtohet emri brez pas brezi për keq.
Por nuk mund të lë pa thënë se në ato momente të vështira të gjithë shqiptarët u bëmë një, të majtë e të djathtë, komunistë, ballistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim, por pas masakrës së Reçakut u mblodhëm , thirrëm opozitën dhe thamë kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi.
Tani në një kohë të re të integrimit, në këto kushte duhet të shikojmë pak më larg. Ashtu si kisha e xhamia na thonë duhet të dish të kujtosh, falënderosh, por edhe të falësh.
Nuk para fal kollaj, por ja që kam filluar edhe unë. E kam të vështirë të udhëtoj në disa kryeqytete të rajonit, të mirëkuptoj konceptet e lëvizjes së lirë, por nis dhe korrigjoj gjëra që deri dje i kisha të paprekshme se duhet të ndryshojmë dhe këtë duhet ta bëjmë bashkë. Në ‘99-ën kuptuam se nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin”, tha Majko.