Flash News

KRYESORE

Përplasja Rama-Xhafaj, Basha: Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes së deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj në lidhje me aksionin e policisë ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

Basha e nis reagimin e tij duke thënë se kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri. “Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali”, shkruan Basha.

Në rrjetin social Facebook, kreu i opozitës ka publikuar edhe një dokument ku tregohet se personi i cili është shpallur në kërkim për sasinë e drogës së kapur ka bërë 97 rrugë Kolumbie.

“Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.

Siç demonstron dokumenti më poshtë”, shkruan Basha.

 

Të fundit