Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përplasja me SHBA-në, Trump: Irani po bashkëpunon me Korenë e Veriut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se prova iraniane e raketës së re balistike, tregon se marrëveshja madhore atomike është e diskutueshme dhe se Irani bashkëpunon me Korenë Veriore. “Irani posa e ka testuar raketën balistike me kapacitet për të arritur në Izrael. Ata po ashtu, punojnë me Korenë Veriore. Nuk ka mbetur shumë nga marrëveshja që e kemi!” ka shkruar mbrëmë vonë në rrjetin Twitter presidenti Trump.
Irani e ka testuar raketën përkundër vërejtjeve nga Uashingtoni. Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë para dy ditësh, me të cilën është shënuar lufta e viteve të 80-ta ndërmjet Iranit dhe Irakut. “Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e transmetuesit. Televizioni shtetëror iranian nuk tha se kur ishte kryer testi, megjithëqë zyrtarët iranianë thanë para dy ditësh se ajo do të provohej “së shpejti”. Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t’i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 shtator, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Iranin për mbështetje të terroristëve, ndërsa qeverinë iraniane e ka vlerësuar se është “diktaturë e korruptuar”. Trump, po ashtu, ka kërkuar qëndrim më të ashpër kundër Iranit nga shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se “ne nuk mund ta lejojmë regjimin vrasës të vazhdojë me aktivitete destabilizuese, derisa prodhon raketa të rrezikshme”. Duke iu referuar marrëveshjes atomike të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në vitin 2015, Trump tha se Uashingtoni “nuk mund ta respektoj një marrëveshje, e cila shfrytëzohet si mbulesë për ndërtimin eventual të programit atomik”. Në fjalimin e tij një ditë më vonë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian, Hassan Rohani, u është përgjigjur komenteve të Trumpit, derisa fjalimin e presidentit amerikan e ka vlerësuar si “injorant, absurd dhe retorikë urrejtëse”.
Rohani tha se Irani nuk do të jetë pala e parë që do ta shkelte marrëveshjen atomike. Nuk është e qartë nëse zoti Trump e ka marrë vendimin përfundimtar për të vazhduar të veproj në harmoni me marrëveshjen atomike me Teheranin, sipas së cilës Irani është pajtuar për t’i kufizuar aktivitetet e veta bërthamore, në këmbim për tërheqjen e sanksioneve ndërkombëtare. Administrata e Trumpit dy herë ka certifikuar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen, duke i respektuar obligimet e veta të parapara me këtë dokument. Por, administrata amerikane, po ashtu, ka thënë se programi raketor iranian paraqet shkelje të frymës së marrëveshjes atomike. Pritet që më 15 tetor, Uashingtoni do të shpall nëse konsideron se Irani ende po e respekton marrëveshjen. Nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje janë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania. Uashingtoni ka imponuar sanksione të njëanshme kundër Iranit, duke thënë se testet e raketave balistike paraqesin shkelje të rezolutës së OKB-së, me të cilën mbështetet marrëveshja atomike dhe i bën thirrje Iranit që të mos ndërmerr aktivitete të ndërlidhura me raketa balistike, me kapacitet për të bartur armatim atomik. Irani këmbëngul se programi i tij raketor nuk paraqet shkelje të rezolutës së OKB-së, pasi raketat nuk janë të parapara për bartje të armatimit atomik./REL/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38