Flash News

KRYESORE

Përplasja te ‘Drejtësia’, media e drejtuar nga këshilltarja e Edi Ramës në krye të protestës

Përplasja te ‘Drejtësia’, media e drejtuar nga

Disa studentë që kërkojnë rifillimin e mësimit janë përplasur sot në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë me studentët e ngujuar. Pak media kanë qenë të pranishme brenda godinës, ndërkohë që është Agjencia Telegrafike e Shqipërisë që çuditërisht sjell pamjet më të mira nga përplasja.

Gazetarët e ATSH, që drejtohen nga Armela Krasniqi, këshilltare e kryeministrit Edi Rama, kanë qënë sot në Fakultetin e Drejtësisë ku kanë marrë disa prononcime të studentëve. Madje, kamera e kësaj media ishte në krye të protestës, ndërkohë që operatorët e disa mediave të tjera, duke mos patur informacion për skenarin, janë kapur në befasi dhe kanë arritur të kapin pamje vetëm nga fundi i korridorit.

Ja si e nis ATSH artikullin për përplasjen e studentëve: “Qindra studentë të Drejtësisë në Tiranë u mblodhën sot te fakulteti në tentativë për të zhbllokuar situatën e krijuar prej disa ditësh nga disa individë të paautorizuar dhe që nuk janë studentë duke penguar rifillimin e mësimit.”

Për mënyrën si funksionon Agjencia Telegrafike Shqiptare, ndjekja e ngjarjeve nga terreni nuk është praktikë, ndaj dyshimet janë se kjo përplasje mund të ketë qenë e nxitur nga persona jashtë universitetit.

Të fundit