Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Përplasja tek Teatri, artistja përshëndet policët me vargjet e Havzi Nelës, poetit të vrarë nga diktatura
Sheshi përpara Teatrit Kombëtar është kthyer në një skenë gjigante ku artistë, qytetarë dhe forca të shumta policie ‘luajnë’, ndoshta, aktin e fundit të një drame që vazhdon prej muajsh.
Ndërsa godina e Teatrit vazhdon të boshatiset nga orenditë, qytetarët vazhdojnë të mbushin sheshin.
Artistët, një pjesë e të cilëve në lot, janë shprehur me tone të ashpra kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Ata shprehen se do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre Teatrin nëse do të duhej.
Një prej artisteve të pranishme i ka ‘përshëndetur’ forcat e shumta të policisë që janë të pranishëm përreth Teatrit me disa vargje nga poeti Havzi Nela.
Kujtojmë se Havzi Nela u dënua me varje në litar nga regjimi komunist më 9 gusht 1988.
[video width="320" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/video-1563953759.mp4"][/video]