Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka treguar për mediat serbe zhvillimet që po ndodhin në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit. Fillimisht ai është ndalur te paralajmërimi i Thaçit për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Unë iu thash atyre [Thaçit dhe Ramës], mblidhni mend, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër, ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, ka deklaruar ai për gazetën serbe ‘Novosti’.
Kreu i shtetit serb ka sqaruar edhe për debatin që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Tiranë. “I thash Thaçit, ju mund t’i telefononi amerikanët dhe gjithë të tjerët, por kjo është një çështje e serbëve dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë që e detyron Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, ka shtuar ai.
Vuçiç ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me Hashim Thaçin, duke thënë se nuk ishte diçka zyrtare. “Isha duke u marrë me të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe me Thaçin, por nuk ishte një shtrëngim duarsh zyrtar”, ka shpjeguar ai, duke pranuar se ai shtrëngim duarsh ishte i ftohtë.
Discussion about this post