Flash News

E-TJERA

Përplasja Xhaka-De Biasi, Duka bën diplomatin: Luan kush e meriton

Përplasja Xhaka-De Biasi, Duka bën diplomatin: Luan kush e meriton

Presidenti i Armand Duka është i  vetëdijshëm që Federata Shqiptare e Futbollit do të dënohet nga FIFA për veprimet e tifozëve që ndërprenë për nëntë minuta ndeshjen me Italinë të premten.

I ftuar në emisionin “Top Story”, kreu i FSHF-së tha se shpreson që dënimi të mos jetë shumë i rëndë.

Duka tha mes të tjerash se veprimi i ultrasve “Illyrian Elite” është i pajustifikueshëm, sado që grupimi mund të ketë qenë i pakënaqur nga trajtimi i policisë shqiptare. Ai theksoi se tashmë këtij fenomeni i është shpallur luftë.

Ndërsa lidhur me përplasjen Xhaka-De Biasi dhe me mos aktivizimin e tij në ndeshjen me Italinë presidenti Duka i përgjigjet:

“Nuk jam unë ai që e vendos. Në Kombëtare luan ai që e meriton, por këtë e di trajneri. Kjo lojë kërkon shumë disiplinë. Është lojë e gabimeve të trajnerëve, arbitrave dhe lojtarëve, prandaj është e bukur. Duhet t’i respektojmë edhe gabimet. Para ndeshjes çdo trajner mendon se ka zgjedhur më të mirët, por kur përfundon takimi mund të mendojë ndryshe. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë titullarë”.

Të fundit