Flash News

KRYESORE

Përplasja/Edi Rama: A të keqen, a motër... Gazetarja: Unë nuk jam LSI-ja

Përplasja/Edi Rama: A të keqen, a motër... Gazetarja: Unë

Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka patur një moment të vogël tensioni me gazetaren Marsela Karapanço, e cila e pyeti përse e quan LSI-në motër, kur Petrit Vasili firmosi për përjashtimin e tij.

Rama nuk ka preferuar të komentojë këtë vendim të LSI-së, duke replikuar me gazetaren.

“A të lutem, a të keqen, a zemër, a motër”, ju drejtua Rama gazetares, e cila replikoi menjëherë duke i kujtuar se nuk ishte ‘LSI’-ja.

Replikat kanë vijuar për disa minuta deri sa gazetarja u tërhoq, ndërkohë Rama nuk iu përgjigj pyetjes së saj.

Rama e pohon: E kam ofenduar nëpër dhëmbë Berishën

 

Të fundit